Dieta, “recetën” na i sugjeron ADN-ja

10/05/2010 13:05

Një nga problemet më të mëdha të botës perëndimore është padyshim obeziteti dhe mbipesha por deri tani askush nuk ka arritur të gjejë një formulë të saktë si të humbasim kilogramët e tepërt.

Por pas një kërkimi të fundit që kanë bërë shkencëtarët italianë, ata kanë dalë në përfundimin se receta për dobësimin e gjithësecilit është e ndryshme, e bazuar në “nutrigjenetikë”. Kjo do të thotë se vetëm ADN-ja jonë mund të na tregojë recetën e vërtetë për të hequr kilet e tepërta.

Studimi është bërë në Firenze, ku shkencëtarët thonë se dieta duhet të jetë në përpjestim të drejtë me strukturën gjenetike dhe atë që na imponon ajo. Prandaj, për cdo njeri me probleme mbipeshe mund të aplikohen dieta të vecanta në bazë të ADN-së së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA