AI, faqe si Facebook për të monitoruar tiranët

10/05/2010 10:05

Bazuar në modelin e Facebook, Amnesty International ka krijuar një blog për monitorimin e të gjithë tiranëve dhe diktatorëve të planetit.

“Tyrannybook” quhet projekti që synon të monitorojë rreptësisht liderët që qeverisin me dorë të hekurt në vendet e tyre. Regjistrimi është falas dhe deri tani janë anëtarësuar qindra anëtarë, të cilët mund të shkëmbejnë informacione duke krijuar kështu një lloj burimi alternative informimi.

Amnesty Internacional fton të gjithë pjesëtarët e këtij rrjeti social që të veprojnë kundër tiranëve që injorojnë të drejtat e njeriut. Për t’u regjistruar në këtë adresë nëvojitet thjesht të klikoni në faqen www.tyrannybooks.com duke hedhur disa të dhëna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA