Kriza greke, FMN diskuton paketën financiare
09/05/2010 16:50
Ka nisur punën në Uashington bordi drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar ku do diskutohet paketa e ndihmës për Greqinë.
FMN ka njoftuar më parë se kërkon aktivizimin e paketës së ndihmës për vendin ballkanik sa më parë që të jetë e mundur për të parandalur përkeqësimin e situatës financiare në Athinë. Por kërkesa e FMN-së ka ndeshur me mosmarrëveshjet brenda vendeve të Eurozonës dhe Bashkimit Europian që kërkojnë koordinim të huasë për Greqinë.
Ndërkohë Britania e Madhe nëpërmjet ministrit të Financave Alister Darling, ka deklaruar se nuk do të mbështesë krijimin e një fondi të përbashkët emergjence për të ndihmuar vendet eurozonës në krizë.
Top Channel