Kanellos, qeni grek i protestave

09/05/2010 10:15

Është bërë nuska e manifestuesve në Greqi. Është një qen, quhet Kanellos, një kafshë që në rrjet është bërë një personazh i famshëm.

Nga më shumë se dy vjet ai merr pjesë aktivisht në çdo protestë, revoltë apo manifestim në vend.

Në internet, një blog ka mbledhur gjatë këtyre ditëve një seri fotografish me Kanellos gjithnjë në linjë të parë të turmës.

Pak dihet për të: varësja e tij blu tregon se ka qënë vaksinuar nga vullnetarët e mbrojtjes së kafshëve dhe se bëhet fjalë për një mashkull. Kanellos në gjuhën greke do të thotë “kanellë”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA