Deri në fillim të viteve ‘90, Rrethi i Kukësit kishte rreth 130 mijë banorë dhe ishte i shpërndarë në dhjetëra fshatra.
Sistemi kooperativist përqendroi popullsi të dendur në fshat, ku toka ishte e pakët dhe ku infrastruktura e shërbimeve sociale ka qenë minimale. Ndryshimi i sistemit politik u shfrytëzua prej banorëve në një prej përmasave të sistemit të ri, lëvizjen e lirë.
Kjo solli ndryshime drastike demografike në zonat fshatare të Kukësit, aq sa sot gjen fshatra që ekzistojnë vetëm në hartë. Vetë Rrethi i Kukësit është reduktuar në pak më shumë se 60 mijë banorë, ku gjysma prej tyre jeton në qytetin e Kukësit.
Të parët që u zhvendosën kanë qenë fshatrat ekstremisht të varfër dhe që kanë pasur një distancë të largët nga qendra e rrethit. Në disa prej këtyre fshatrave ka munguar edhe rruga e makinës dhe sot e kësaj dite furnizimi për ato familje që kanë mbetur kryhet me kuaj. Të tillë janë fshatrat Lojme, i Komunës së Zapodit, fshati Nimçë i Komunës Topojan, disa fshatra të Shishtavecit, Arrnit, të Komunës Bushtricë, të Surrojit etj., duke bërë në total rreth 40 fshatra.
Jo vetëm fshatrat e Kukësit, por edhe ato të rretheve Has dhe Tropojë, që përbëjnë gjithsej rreth 100 të tillë, kanë pësuar ndryshime të thella demografike. Rreth 30 prej tyre gati janë boshatisur, ose kanë mbetur vetëm 1/10 e numrit të familjeve që kishte në vitet ‘90. Në tërësi për fshatrat e zonës së Kukësit ka qenë mungesa e infrastrukturës, largësia me qendrat administrative, si dhe largësia nga
Top Channel