Teknologjia dhe ADN-ja zbulojnë jetën e Tutankhamon

08/05/2010 18:35

Faraoni Tutankhamon,nuk është djali i së bukurës Nefertiti. Pavarësisht legjendës ai ka patur edhe dy vajza, të lindura të vdekura në lidhjen që pati me motrën e gjetur Ankhesenamon, fetuset e së cilës u gjetën në një varr në Luginën e Mbretërve.

Po ashtu zbulohet edhe një detaj i ri; faraoni ka vdekur nga një formë malarjeje, një patologji e rrallë që i shkatërroi kockat, sidomos të këmbëve.

Këto janë të dhënat e fundit rreth jetës dhe vdekjes së Tutankhamon, zbuluar nga shkencëtari i njohur Zahi Hawass. Në këto studime përdoren teknologjitë e fundit që janë efikase si në arkeologjinë klasike ashtu edhe në hetimet e policëve për vrasje. Nga kampionet e ADN-së së faraonit janë kuptuar dhe zbardhur shumë detaje duke nxjerrë në dritë mistere të historisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA