Reagon ashpër pala mbrojtëse e ish pjesëtarit të UCK-së Sabit Geci lidhur me arrestimin e tij nga EULEX-i pak ditë më parë në Prishtinën.

Avokati Haxhi Millaku në një konferencë për media ka thënë se arrestimi i Gecit është bërë bazuar mbi dyshimet e shtetit serb. Pala mbrojtëse e Gecit po kështu mbajtjen e seancave gjyqësore të ish-pjestarit të UCK-së në pjesën veriore të Mitrovicës e ka quajtur tendencioze dhe veprim qe bëhet për ta kënaqur shtetin serb.
 
Avokati tjetër Mahmut Halimi ka shfaqur dyshimin në drejtësinë që EULEX-i mund të ushtrojë në Kosovë, duke thënë se gjithçka është e trashëguar nga modeli i punës së unmikut për vite me radhë.

Ish pjesëtari i UCK-së Sabit Geci, u arrestua nga policia e EULEX-it para tri ditësh. Të premten atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Sabit Geci dyshohet për kryerje të krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA