Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Jose Luis Herrero ka shprehur bindjen e tij se në Maqedoni nuk ka gjasa që të përsëritet konflikti i armatosur i vitit 2001.

Herrero ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare po e ndjek situatën në vend nga afër dhe ka nënvizuar se kryerja eventuale e akteve të dhunës nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.

“Nuk mendoj se ka ndonjë mundësi që konflikti të përsëritet sot. Megjithatë, sic e kam thënë edhe më parë, dhuna nuk do të ndihmojë askënd”, ka pohuar Herrero.

Duke bërë thirrje për qetësi e durim, ambasadori ka paralajmëruar se ata që do të zgjedhin rrugën e dhunës do të ndëshkohen.

Top Channel