Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci i është vendosur një afat për të dalë me një vendim konkret ndaj cështjes “Limaj”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nga ana e tij, Thaci nuk ka ndërmend të kërkojë dorëheqjen e Limajt dhe as ta shkarkojë atë nga detyra.

Sipas burimeve, pa pasur prova të forta nga prokurorët e misionit EULEX, të cilët udhëruan bastisjen në selinë e Ministrisë së Transporteve, kryeministri nuk do të marrë një vendim të tillë.

Gjithashtu, shkruajnë burimet, Thaci i druhet faktit se shkarkimi i Fatmir Limajt mund të sjellë përcarje të thella në radhët e PDK-së, gjë që mund të cojë në rrëzimin e qeverisë.

Burimet shtojnë më tej se hetimet ndaj zyrtarëve do të vazhdojnë dhe madje, ato do të zgjerohen dhe do të prekin edhe ish-zyrtar të qeverisë.

Top Channel