Disa dhjetra qytetarë kosovare, me përkatësi myslimane, protestuan kundër diskriminimit të nxënëseve me shami islamike në shkolla.

Protestuesit, kryesisht nxënës të shkollave të mesme, kanë denoncuar largimin nga shkolla të një shoqeje të tyre që mbante shami.

“Ajo është përjashtuar nga klasa jonë dhe po ashtu është përjashtuar edhe një vajzë tjetër në komunën e Vitisë. Ministria e Arsimit qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën”, ka deklaruar një protestues.

Ndërkohë, një vajzë, Selamete Maliqi ka deklaruar se është përjashtuar nga shkolla për faktin se mbante shaminë myslimane.

“Kam dashur të vazhdoj shkollën por për shkak të mbulesës nuk më kanë lejuar. Unë kam zgjedhur ta vesh mbulesën”, ka thënë ajo.

Protesta, që ka qenë e qetë, u mbyll me një mbledhje para Ministrisë së Arsimit, të cilës iu kërkua që të lejojë kthimin në shkollë të vajzave me shami.

Top Channel