Ministri kosovar i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka deklaruar se nuk është në dijeni të ndonjë bisedimi sekret në radhët e bashkësisë ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

I pyetur nga mediat kosovare, Ferati është shprehur se Kosova është një shtet multietnik dhe ka theksuar se si i tillë duhet të funksionojë, duke e përjashtuar plotësisht opsionin e ndarjes.

“Unë nuk jam në dijeni të një bisedimi të tillë. Megjithatë, vetëm ideja e ndarjes është shkatërrim për Kosovën. Kosova si shtet ekziston vetëm mbi konceptin e multietnicitetit dhe cdo tendencë për ndarjen e saj do të ishte tendencë e shkatërrimit, pasi s’ka arsye që Kosova të mbetet shtet me një etni”, ka pohuar Ferati.

Ai ka shtuar më tej se pikërisht tek multietniciteti qëndron madhështia, filozofia dhe shpirti i pakos së kryenegociatorit Marti Ahtisari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA