Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar mbrëmjen e djeshme në Gllogjan, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe Rajon.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave në takim, i zhvilluar me dyer të mbyllura, dy politikanët kanë folur edhe për zhvillimet e fundit që kanë prekur Ballkanin.

Haradinaj i ka sugjeruar Ahmetit që kontestet dhe cështjet politike të zgjidhen përmes dialogut, larg opsionit të dhunës.

Sipas mediave maqedonase, me këtë takim Ahmeti e Haradinaj i kanë dhënë fund ftohjes së marrëdhënieve të tyre dhe i janë rikthyer miqësisë së vjetër.

Top Channel