Zelandë e Re, vampirët rrezikojnë 14 vjet burg
07/05/2010 17:35
Në Zelandën e Re tre të rinj janë akuzuar për kafshimin e një 19 vjeçari në qafë dhe në gjoks dhe kanë pirë gjakun e tij.
Viktima ka përfunduar në spital. James Brooks, 22 vjeç, dhe vajza e tij Xenia Borichevsky, 19 vjeçe, janë paraqitur para një gjykate të Wellington, të akuzuar për plagosje me qëllim humbjen e ndjenjave të viktimës.
Sot është arrestuar i akuzuari i tretë për ngjarjen, James Orr, 19 vjeç.
Të tre janë lëshuar me kusht, por rrezikojnë deri në 14 vite burg.
Top Channel