Zbulohet ylli më i madh i galaktikës?

07/05/2010 17:25

Është një yll i ri gjigand që mund të bëhet edhe më i madhi i galaktikës sonë të “Rrugës së qumështit”.

Zbulimi është bërë nga teleskopi hapësinor Herschel. Ylli ndodhet në një rajon të njohur si “HII”, i jonizuar nga një rrezatim i lëshuar nga një yll antik i formuar në të shkuarën.

Temperatura në brendësi të vetë është rreth 10 mijë gradë Kelvin, ndërsa pjesa e tij e jashtme është shumë e ftohtë, duke arritur 100 gradë Kelvin (173 gradë celcius nën zero).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA