Një aktivist i njohur amerikan kundër homoseksualëve është përfshirë në një skandal pasi ai është parë në shoqërinë e një djaloshi kur u kthye nga një udhëtim 10 ditor në Europë.
George Rekers Alan, pasi zbriti në aeroport shoqërohej nga i riu Lucien, por ai u mbrojt duke thënë se e njohu djalin vetëm për ta ndihmuar me valixhet. Rekers shtoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt fizik me djaloshin. Por nga ana tjetër, Lucion rrëfen një histori komplet të ndryshme. Sipas tij, Rekers e ka paguar për të kryer me të marrëdhënie intime.
“Eshtë qartësisht një homoseksual që lufton kundër natyrës së tij. Ai duhet të braktisë gjithë impenjimet e tij politike dhe publike”, theksoi i riu për “Miami New Times”. Gjithësesi Rekers nuk dorëzohet sepse në Facebook shkruan: “U afrova me këtë mëkatar sepse doja të më ndihmonte. Sapo kisha dalë nga një operacion që më pengon të ngre pasha.
Top Channel