Samiti, Jeremic dhe Hyseni në Sarajevë
07/05/2010 10:55
Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord që në samitin e Sarajevës të dërgojnë ministrat e Jashtëm përkatës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Beogradi dhe Prishtina do të përfaqësohen nga ministrat Vuk Jeremic dhe Skënder Hyseni.
Sipas burimeve, për të shmangur reagime të padëshirueshme, para dhe pas samitit nuk do të bëhen fotografi përkujtimore.
Nga ana e saj, Prishtina zyrtare e ka mirëpritur faktin që Beogradi ka pranuar të marrë pjesë në këtë samit, të menaxhuar nga Spanja, që kryeson edhe presidencën e radhës të BE.
“Jemi të lumtur për faktin se Serbia ka rënë dakord për të marrë pjesë në Sarajevë”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë kosovare, Memli Krasniqi.
Top Channel