Portugalia aprovon planin e ndihmave të Greqisë
07/05/2010 21:35
Parlamenti portugez ka aprovuar një projektligj që autorizon pjesëmarrjen e Lisbonës në planin e ndihmave të BE-së për Greqinë.
Vendimi është marrë me votën pro të socialistëve në qeveri dhe të opozitës së qendrës së djathtë, vetëm komunistët dhe jeshilët kanë shprehur votën kundër.
Vendi do të marrë pjesë me 2,064 miliardë euro në planin që parashikon, hua të mundshme për një total prej 110 miliardë eurosh në tre vjet.
Top Channel