Paris, festival filmi për personat që nuk shohin

07/05/2010 10:00

Skena kryesore vjen përmes tingullit, shoqëruar nga një zë i vecantë duke shpjeguar gjithcka që ndodh, lëvizjet imazhet e ndryshme që përcillen në ekranin e madh.

Tani një festival propozon publikimin e disa filmave për një publik disa të vecantë.

Bëhet fjalë për ata persona që nuk shikojnë, por që nuk duan të heqin dorë nga pasioni i shfrenuar për filmin.

Iniciativa është marrë nga shoqata  Valentin Hauy, e krijuar një shekull më parë prej Maurice de la Sizeranne, që kishte ndër objektiva kryesorë edhe afrimin e personave që kishin kufizime apo pamundësi në të parë. Kjo është një sfidë e madhe edhe nga ana teknike pasi shumë detaje të filmave duhen bërë të perceptueshëm edhe prej kësaj kategorie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA