Larja e duarve, një mënyrë për të pastruar ndërgjegjjen

07/05/2010 15:45

Të lash duart për të hequr ndjenjën e fajit, por edhe për të përforcuar një vendim të marrë dhe që ndoshta nuk të bind plotësisht.

Pak a shumë siç bëri Ponc Pilati, kur dënoi me vdekje Jezusin, duke larë më pas duart.

Një teori që gjen sot konfirmimin shkencor në studimin e një skuadre të psikologëve të Universitetit të Miçiganit, që ka monitoruar sjelljen e një grupi të 40 studentëve, të cilëve u është kërkuar të zgjedhin mes një CD-je dhe një vazo marmalade dhe më pas një pjesë e tyre të lajnë duart pas vendimit të marrë.

Është parë se ata që kishin parashikuar larjen e duarve dukeshin shumë më të lumtur për zgjedhjen e bërë, krahasuar më ata që nuk e kishin bërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA