Kryeprokurori i misionit EULEX, Johanes Van Vreswijk ka deklaruar se zyra e tij ka fakte për të ashtuquajturën cështja “Limaj”.

Në një intervistë për një të përditshme kosovare, Van Vreswijk ka bërë të ditur se EULEX po heton edhe gjashtë cështje të tjera që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar.

“Iu bëj thirrje të gjithë zyrtarëve në Kosovë që kanë qenë ose janë të lidhur me krimin e organizuar që të fillojnë të djersiten”, ka deklaruar kryeprokurori.

Ai ka shprehur keqardhjen e tij për reagimin e kryeministrit Thaci, por ka theksuar se hetimet nuk do të ndalen, kushdo qofshin të dyshuarit.

“Kryeministri dhe cdo ministër duhet të ndihen rehat, sepse EULEX nuk do të përzihet në punët e zyrave të tyre nëse nuk ka dicka të paligjshme. Por kur ka shkelje të ligjit të mos mendojnë se ne do të trokasim në dyert e tyre dhe t’i pyesim nëse mund të hetojmë”, ka shtuar Van Vreswijk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA