Presidenti kroat Ivo Josipovic ka deklaruar se rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë në “turbolencë”, por do ta kalojë këtë situatë duke u bashkuar me Evropën.

Deklaratën e tij Josipovic e ka bërë në një intervistë për gazetën ruse “Izvestija”, ku ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet të cilin Kroacia e ka njohur. Por Serbia ka një këndvështrim tjetër ndaj kesaj cështjeje”, ka pohuar Josipovic.

Ndërsa lidhur me Bosnjen, presidenti kroat ka sugjeruar që të gjëndet një formulë e rë, pasi sipas tij ajo e Dejtonit ka lënë shumë cështje të hapura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA