Ja librat më të mirë për fëmijët

07/05/2010 11:10

Shtëpia botuese “Puffin” në Britaninë e Madhe ka hartuar listën me 70 librat më të mirë të të gjitha kohërave për fëmijët.

Klasikët e fantazisë si “Peter Pan” dhe “Liza në botën e cudirave” janë rreshtuar në listën e rrëfimeve për fëmijë, nga mosha e mitur deri në adoleshencë.

Gjithashtu, një vend të rëndësishëm në listë zënë edhe librat me piratë dhe me thesare, ku spikat i mirënjohuri “Ishulli i Thesarit”.

Sipas “Puffin” librat në fjalë janë ata që ndikojnë më mirë tek formimi i intelektit të fëmijëve, i cili dëmtohet nga televizioni i tepërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA