Greqi, Obama: Ok, përgjigjes së fortë
07/05/2010 18:25
“Kam folur me kancelaren Angela Merkel. Jemi dakord mbi nevojshmërinë e një përgjigjeje të fortë për vështirësitë e Greqisë”.
Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama, duke folur për gazetarët e Shtëpisë së Bardhë.
“Kam nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin këto përpjekje dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë kësaj faze kritike”, ka shtuar presidenti.
Top Channel