Dy alarme të rremë për bombë janë regjistruar sot në dy gjykata të kryeqytetit grek, Athinë.

Sipas mediave lokale, dy telefonata anonime lajmëruan për praninë e bombave në dy institucionet, të cilat u evakuan për arsye sigurie.

Agjentë të shumtë policie dhe specialistë të eksplozivit mbërritën në vendngjarje, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk gjetën asnjë mjet shpërthyes.

Dy alarmet vijnë në një moment kur Greqia ka rënë pre e dhunës së qytetarëve të saj, që kundërshtojnë masat e qeverisë kundër krizës ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA