Gjaku i trashë shkakton sëmundjet në zemër
07/05/2010 13:30
Një lloj gjaku i trashë dhe i ndryshëm nga kolesteroli mund të luajë një rol kyc në sëmundjet e zemrës.
Kështu thotë një studim i kryer nga disa shkencëtarë të Universitetit të Kembrixhit. Kërkuesit kanë vëzhguar rolin e triglicerideve, që prodhohen në mëlci dhe që vijnë nga ushqime si mishi dhe bulmetet.
Analiza, e bërë tek 350 mijë persona, nxori se ata me nivel të lartë të gjakut të trashë janë më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës.
Por ekspertët deklaruan gjithashtu se duhen bërë më shumë kërkime për të konfirmuar plotësisht hipotezën.
Analizat janë përqendruar tek një gen specifik, i cili njihet për influencën që ka tek niveli i triglicerideve.
Top Channel