Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar gjatë një vizite në veri të Mitrovicës se nuk ka bisedime sekrete për Kosovën.

Fyle është shprehur se komuniteti ndërkombëtar është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në mënyrë që të marrin fund paqartësitë në radhët e qytetarëve.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Mitrovicës, zyrtari i lartë evropian ai ka theksuar se vizita e tij ka si qëllim konfirmimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Top Channel