
Një skandal i pedofilie ka tronditur këto ditë Francën ku për më tepër gjithcka prek nje familje të vetme.
6 persona të së njëjtës familje akuzohen për abuzim me fëmijët e grupmoshës 6 muaj dëri në 4 vjec në veri të Francës. Dhuna ndaj fëmijëve është ushtruar gjatë mbledhjeve familjare ku gjithcka ka degjeneruar për shkak të abuzimit me alkoolin.
Policia mësoi për abuzimet pas shtrimit në spital të një prej fëmijëve që tashmë është nën kujdesin e shërbimeve sociale. Sipas gazetës “Dunkerque”, në krye të bankës të të akuzuarve janë prindërit dhe disa të afërm të fëmijëve, të cilët akuzohen për “përdhunim në grup”, “agresion seksual”, “akte kriminale” dhe “dhunë e keqtrajtime”.
Abuzimet kanë ndodhur në periudhën 2007-2009 në krahinën e Gravelines. “Familja e akuzuar vjen nga një shtresë e ulët dhe ka një të shkuar të lidhur me alkoolin”, shprehet prokutori Philippe Muller.
Top Channel