Eto’o blen shtëpi super luksoze

07/05/2010 11:40

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o ka blerë një shtëpi në Milano që ka kushtuar 17 milionë euro, ka një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë, që përfshin plot tre apartamente të katit të fundit të një pallati të lartë dhe luksoz.

Duke parë se situata për Interin këtë vit ka shkuar shumë mirë, Eto’o e ka parë të udhës që të bëjë këtë blerje të majme duke patur në Itali shtëpinë e ëndrrave të tij. Po ajo që është më e vecantë është pikërisht pozicionimi i shtëpisë pikërisht përballë zyrave të presidentit Galliani.

Eto’o u ka kërkuar ndërtuesve sigurimin e një pishine në tarracën e shtëpisë së tij, për të shijuar edhe panoramën që ofron zona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA