Dacic: Ndarja e Kosovës të diskutohej më parë
07/05/2010 13:00
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se ndarja e Kosovës është një argument i cili duhet të ishte diskutuar më parë dhe jo tani që nuk përbën zgjidhje.
“Aktualisht ky opsion nuk është i pranueshëm për askënd. Duhet të pritet dhe të bisedohet për gjithcka që mund të paraqesë ndonjë zgjidhje”, ka pohuar Dacic.
Ai ka theksuar se në nivel shtetëror nuk është biseduar kurrë për ndarjen e Kosovës, gjë që kundërshtohet nga Perëndimi.
Dacic ka shtuar më tej se shumica e vendeve të BE nuk e kanë mbështetur idenë e negociatave të reja, por po mendojnë se cfarë të bëjnë pas vendimit të GJND-së.
Top Channel