Cana, “Lojtari më i Mirë” kundër Manchester United

07/05/2010 13:10

Lorik Cana e ka kaluar plotësisht dëmtimin në ije dhe duket se është rikthyer në formën më të mirë. Kjo konfirmohet nga fakti se mesfushori i Kombëtares shqiptare është shpallur si “Lojtari më i Mirë” në anketën e tifozëve të Sandërlendit, për ndeshjen e fundjavës që kaloi përballë Mançester Junajtid, të humbur me rezultatin 1-0.

Kapiteni i “maceve të zeza” ka marrë gjysmën e votave të tifozëve që morën pjesë në anketën e zakonshme të organizuar në faqen zyrtare të klubit të Premiershipit, ndërsa pas tij u renditën Malbrank dhe Henderson.

Kjo është hera e 13-të që 27-vjeçari shpallet si lojtari më i vlefshëm në ndeshjet që Sandërlendi ka zhvilluar në kampionat, por edhe në kupa. Cana kishte shkëlqyer edhe në ndeshjen e mëparshme kundër “Red Devils”: sfida e luajtur më 3 tetor 2009 në “Olld Traford”, përfundoi në barazim 2-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA