Ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Simonovic ka deklaruar se shtyrja e mëtejshme e bisedimeve për anëtarësimin e Kroacisë në BE mund të destabilizojë vendin.

“Mund të destabilizojë qeverinë në Zagreb dhe të mbushë me ndjenjën e nacionalizmit anti-evropian qytetarët”, ka pohuar Simonovic.

Bashkimi Evropian ka deklaruar disa herë se Kroacia është vendi i Ballkanit që ka përmbushur shumicën e kritereve për t’u anëtarësuar ne BE, por ende nuk ka nisur negociatat për integrimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA