Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, e theu heshtjen rreth bastisjes së Ministrisë së Transportit. Në një intervistë për televizionin publik kosovar shefi i qeverisë cilesoi linçim kontrollin e policise ndaj ministrit te Transporteve Fatmir Limaj.

Thaçi deklaroi se ky proces duhet të mbyllet shpejt, me një procedurë të hapur, transparente, legale, jashtë çdo ndikimi politik prej kujtdo. “Nuk lejoj si Kryeministër që askush të linçohet”, u shpreh Thaci.

Kryeministri kritikoi mënyrën sesi misioni EULEX  ndërhyri në një institucion shtetëror dhe tregoi se nuk ka patur asnje paralajmërim, as për Qeverinë, as për Kryeministrin, as për Ministrinë dhe as për asnjë institucion të Republikës së Kosovës.

Duke justifikuar heshtjen njëjavore në lidhje me bastisjen, Thaçi ka thënë se Qeveria e tij ka folur pikërisht ditën e bastisjes përmes Fatmir Limajt. Kryeministri perjashtoi cdo mundesi per doreheqje te ministrit Limaj, ndersa ka kritikuar sheshin e misionit civil nderkombetar ne kosove piter faith.

‘Dua te theksoj, – tha Thaci, – se nuk është as në mandatin e zotit Feith, e as të askujt – perpos organeve kompetenete – të kryejë punën e organeve të drejtësisë dhe ligjit”.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi refuzoi në një deklaratë për mediat mundësinë e heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj.

Krasniqi ka theksuar se EULEX, pavarësisht autoritetit që ka, duhet të zbatojë procedurat dhe jo të bastisë institucionet e vendit.

“Cilido qoftë, autoritetet tona apo EULEX, duhet të ushtrojë detyrën në mënyrë civilizuese. Ne jemi për sundimin e rendit dhe ligjit, por ato janë procedura të përcaktuara me ligj se si duhet të ushtrohen këto operacione”, ka pohuar Krasniqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA