Serbia ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media se ka propozuar ndarjen e Kosovës për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Prishtinën.

“Qeveria asnjëherë nuk e ka diskutuar mundësinë e ndarjes së Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajlovic për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Këto janë spekulime nga pala shqiptare, sepse negociatat e reja janë të pashmangshme në mënyrë që në të ardhmen të jetojmë pa konflikte”, ka shtuar ai.

Top Channel