Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u takua sot në Berlin me homologun gjerman, Horst Kohler, të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit, Sejdiu ka shprehur gjithashtu bindjen se ndihma e Gjermanisë nuk do të mungojë edhe në proceset integruese të Kosovës.

“Gjermania mbetet partner i investimeve të pakursyera në Kosovë, për njerëzit e Kosovës pa dallim etnie, që është dhe vizioni ynë. Ajo mbetet gjithashtu një partner i vendosur që të mbështesë Kosovën edhe në procese të tjera që kanë të bëjnë me integrimin”, ka pohuar Sejdiu.

Më vonë gjatë ditës së sotme kreu i shtetit kosovar do të pritet në një takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Top Channel