Real nën hapin e Barcelonës

06/05/2010 01:50

Real i Madridit ka ndjekur hapin e kryesuesëve të Barcelonës teksa ka shkatërruar 4-1 në transfertë skuadrën e Majorkës.

Vendasit kaluan të parët në avantazh kur në minutën e 16 Aritz Aduriz gjen rrjetën mposht portierin Iker Kasijas. Por avantazhi vendas zgjat vetëm 10 minuta pasi në të 26-tën asi madrilen Kristiano Ronaldo shfrytëzon mjaft mirë një top të dhënë prej Serxho Ramosit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Fraksioni i dytë i takimit i gjen “Los Blancos” në sulm në kërkim të golit të avantazhit që do të mbantë të pandryshuara diferencat në klasifikim, -1 ndaj Barcelonës së vendit të parë. Këmbëngulja e miqve shpërblehet në minutën e 57 ky sërish protagoniste është dyshja Ramos-Ronaldo, ku i pari shërben ndërsa portugezi shënon. Portugezi vetëm 15 minuta më vonë gjen edhe golin e tretë personal dhe për Realin. Rezulati vuloset në 4-1 nga sulmuesi Higuain në minutën e 82.

Pas kësaj fitoreje Real ngjitet në kuotën e 92 pikëve duke vazhduar trysninë e tij ndaj Barcelonës e cila ndodhet vetëm 1 pikë më shumë kur duhen edhe 2 javë nga përfundimi i Primera Division.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA