Policia e misionit EULEX ka arrestuar sot në Prishtinë një ish-eksponent të lartë të UCK-së, i shpallur në kërkim për krime lufte.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave bëhet fjalë për Sabit Gecin, i cili dyshohet për krime të kryera në periudhën prill-qershor të vitit 1999, në Kosovë.

Sipas burimeve, operacioni i arrestimit u drejtua nga Departamenti Ekzekutiv i misionit evropian për rendin dhe ligjin.

Top Channel