Petersen: Serbia, jo në BE pa pranuar Kosovën
06/05/2010 16:00
Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ka deklaruar se zgjidhja e konflikteve ndëretnike në Ballkan mund të zgjidhet vetëm me integrimin e rajonit në BE.
Por Petersen ka theksuar se BE nuk duhet të anëtarësojë Serbinë në radhët e saj pa zgjidhur më parë marrëdhëniet e saj me Kosovën.
“Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërmarrë hapa për pranimin e Serbisë përsa kohë që ekziston kjo çështje e pazgjidhur me Kosovën, pasi kjo do të cënonte unitetin e BE së dhe bashkëpunimin rajonal të Ballkanit perendimor”, ka pohuar Petersen.
Top Channel