Ofendime në Facebook, shpërthen sherri me armë

06/05/2010 11:25

Sherr në një familje në Avola, të Italisë, që ka filluar nga disa ofendime në Facebook ndaj një gruaje.

Policia ka arrestuar dy persona, 41 dhe 29 vjeç, respektivisht xhaxha dhe nip, pasi kanë qëlluar me tre të shtëna pistolete ndaj një makine të një të afërmi të tyre, një i ri 26 vjeçar, që është në arrest shtëpie.

Konflikti ka ndodhur nga ballkoni i shtëpisë. Sipas policisë, xhaxhai dhe nipi kanë sulmuar verbalisht në rrjetin social gruan e 26-vjeçarit, që i nxehur ka kontaktuar kushëririn e tij për të sqaruar situatën.

Por më pas gjithçka ka kaluar në gjuhën e armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA