
Nga sot 200 ditë, 16-vjeçarja Jessica Watson po lufton kundër dallgëve të mëdha sa një pallat në bordin e barkës së saj me vela, në tentativën për të thyer rekordin e marinares më të re të vetmuar që përshkon botën.
Watson është nisur tetorin e shkuar dhe mund të kontaktojë me të tjerët vetëm me anë të telefonit celular.
Tani ajo gjendet në mes të detit në një zonë mes Tasmanias dhe Sidneit.
Por polemikat e ngritura së fundmi kanë hedhur dyshime mbi rekordin që ajo do të thyejë.
Sipas World Speed Sailing Record Council, vajza nuk është shtyrë aq sa duhet në veri për të kryer kursin e parashikuar, por ka devijuar duke kryer më pak milje se parashikimi.
Rekordin aktualisht e mban bashkëkombasi i saj Jesse Martin që e ka vendosur në 1999, në moshën 18 vjeçare.
Top Channel