Parlamenti i Greqisë ka miratuar pasditen e sotme planin për shkurtimin e deficitit buxhetor, që e ka zhytur vendin në një krizë të thellë.

Plani është miratuar me lehtësi pasi qeveria socialiste e kryeministrit Papandreu kontrollon shumicën e Parlamentit, por procesi ka pasur edhe pasojat e tij.

Kështu, tre deputetë të majtë nga PASOK janë përjashtuar nga partia, ndërkohë që lajmi më i bujshëm është largimi i Dora Bakojanis nga Demokracia e Re.

Miratimi i planit, që parashikon ngritjen e taksave dhe uljen e rrogave të punonjësve të sektorit publik, erdhi pavarësisht protestave të dhunshme të ditës së djeshme, ku humbën jetën tre persona.

Top Channel