Analistet mendojnë se zgjatja e grevave dhe trazirave në Greqi mund të shtoje pasojat e krizes që ka përfshirë vendin.

Ata paralajmerojne se edhe tregjet financiare mund te jene ne panik nga kjo situate.

Megjithatë ka edhe shumë vëzhgues të cilët mendojnë se episodet e dhunës mund të kenë efekt të kundërt dhe mund të bëjnë që qeveria të mos zbrapset.

Vdekjet e tre personave gjatë protestave që nisën si paqësore por që përfunduan në dhunë, ishin të parat që prej 1991 në situatë demonstratash.

Dy prej viktimave ishin gra dhe situata e krijuar një ditë më parë ishte vërtetë traumatike dhe tepër e rëndë për momentet që po kalon Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA