Fyle, vizitë dyditore në Kosovë
06/05/2010 13:00
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle zhvillon një vizitë dyditore në Kosovë.
Në ditën e parë të vizitës, Fyle do të marrë pjesë në përurimin e ndërtesës së re të Ministrisë së Brendshme.
Ai do të vizitojë Mitrovicën gjatë ditës së nesërme, ku pritet të marrë pjesë në një numër aktivitetesh, përshi nisjen e programit Tempus dhe përurimin e punimeve për qendrën e biznesit në Zveçan, e cila do të financohet nga BE-ja.
Fyle do të mbajë dhe një fjalim në Universitetin e Mitrovicës.
Top Channel