Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle është shprehur se do të ishte mirë që Maqedonia të fillonte negociatat e anëtarësimit në BE bashkë me Islandën.

“Kjo do të përforconte perspektivën evropiane, por KE nuk ka përgjegjësi institucionale që të vendosë fillimin e negociatave. Kjo është kompetencë e Këshillit të BE”, ka shkruar Fyle në një letër.

Por komisioneri ka nënvizuar se cështja e emrit kushtetues të Maqedonisë mbetet një pikë kyce për integrimin evropian të vendit.

Top Channel