Bugati 57SC Atlantic shitet për 30 milion dollarë

06/05/2010 22:45

Ka shënuar një rekord absolut në tregun e makinave shitja e një makine Bugati në Nju Jork.

Sipas të dhënave të publikuara nga autorët e shitjes së automjetit, një Bugati Coupe 57SC Atlantic e viteve ’30 u ble për shumën maramendëse prej 30 milion dollarësh nga një blerës që preferoi të ruajë anonimatin.

Rekordi i vendosur sipas ekspertëve të ankandeve të automjeteve të rralla pritet të qëndrojë në fuqi për një kohë të gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA