
Louis Van Gaal nuk ka aspak ndërmend ta cileësojë “mik” teknikun e Interit Jose Mourinho edhe pse ky i fundit ka thënë disa here se periudha e punës me holandezin tek Barcelona, ka qënë një nga më të bukurat e karrierës së tij.
“Unë nuk do ta bëja atë që bëri Mourinho në Barcelonë. Nuk do isha sjëllë në një mënyrë aq provokuese”, thekson Van Gaal në një intervistë për gazetën gjerman “Sport Bild”. Më tej ai përqëndrohet tek karriera e luzitanit.
“Ka qënë bukur ta shikosh rritjen e tij. E kam parë se e kuptonte lojën dhe e kam mësuar si ta bëjë punën e tij sepse unë e kuptoj futbollin në mënyrë të ndryshme nga trajnerët e tjerë. Mourinho stërvit për të fituar, unë për të zhvilluar një lojë të bukur. Rruga ime është më e vështirë”, përfundon tekniku i Bayern Munchen që do takohet me ish zevendësin e tij në 22 maj në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Top Channel