Kreu i FMN-së në Shkup, Ues MekGru ka deklaruar se kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë nuk rrezikon të prekë Maqedoninë.

“Nuk shikojmë ndonjë mënyrë përmes së cilës mund të preket stabiliteti ekonomik i Maqedonisë, e cila po rimëkëmbet”, ka pohuar MekGru.

Më herët kryeministri maqedonas kishte shprehur frikën se kriza greke mund të transferohej dhe në Maqedoni, pasi në vend ka investime të shumta greke.

Top Channel