Xhiron e botes kanë bërë pamjet e kaosit që ka mbizotëruar sot në kryeqytetin grek,pasi greva e përgjithshme dhe protestat janë shndërruar në një tragjedi.(UPDATE)

Tre nënpunes të një banke private në qendër të Athinës kanë humbur jetën kur një grup demonstruesish, kanë thyer xhamat dhe kane hedhur bomba molotov brenda ndërteses.

5 nënpunes të tjerë kanë mundur të evakuohen prej forcave zjarrfikese,por dy gra,prej te cilave njera thuhet se ishte shtatzane dhe nje burre, kane vdekur nga asfiksia kur flaket kane perfshire gjithe ndertesen.

Mediat greke qe deri ne ate kohe nuk transmetonin asnje informacion per arsye se merrnin pjese ne greve, kane nderpre programin dhe per ore te tera kane transmetuar drejtpersedrejti pamje nga protestat.

Vala e dhunes pas mitingjeve paqesore qe kane nisur sot ne oret e mengjesit ka perfshire gjithe kryeqytetin grek. Mbi 100.000 demonstrues ,pjestare te sindikatave te sektorit shteteror dhe atij privat jane mbledhur para parlamentit grek ku edhe jane perleshur me forcat e policise pasi kane tentuar te hyjne ne ndertese.

Policia ka perdorur bombat me gaz lotsjelles ndersa protestuesit kane hedhur gure, bomba molotov dhe mjete rrethanore.

Per ore te tera qendra e kryeqytetit eshte kthyer ne shesh beteje, ndersa eshte djegur nje automjet zjarrfikes,nje makine transmetuese e nje kanali televiziv turk, disa makina te tjera te parkuara ne qender. Jane thyer xhama te disa bankave dhe te disa qendrave tregtare, ndersa ka pasur zjarr akoma edhe ne ndertesen e prefektures.

Ne perleshje me forcat policore jane zhnderruar edhe protestat ne qytetin e Selanikut, ku pjesetare te grupeve anarkiste kane thyer edhe xhamat e disa bankave.Protesta, akte vandale dhe perleshje ka pasur edhe ne Janine, ne Patra,ne Trikalla dhe ne Igumenice.

Greva e sotme, e treta brenda pak javeve ne vend pasqyron edhe njehere shperthimin e zemerimit social ne vend pas masave te rrepta ekonomike antikrize qe ka shpallur qeveria, midis te tjerash reduktimi i ndjeshem i rrogave dhe pensioneve dhe rritja e taksave.

Top Channel