Protestat e ditës së djeshme në Greqi përshkallëzohen sot duke marrë përmasa më të mëdha, cka do ta paralizojë pothuajse plotësisht shtetin helen.
Masat shtrënguese të miratuara nga qeveria për të dalë nga kriza financiare do votohen nesër në parlament dhe kjo ka ngjallur një reagim të ashpër nga qytetarët dhe sindikatat e shumta, të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë këto masa që konsiderohen si jetike nga qeveria.
Kështu, Greqia ndalon trafikun ajror, hekurudhor, urban si dhe mbyll spitalet, shkollat, bankat, zyrat publike dhe dyqanet. Në rrugë do të dalin gazetarët, punëtorët, bujqit, studentët, profesorët e pensionistët bashkë me të gjithë të majtën parlamentare dhe ekstraparlamentare të levizjes anarkike.
Top Channel