Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias ka pranuar kaosin dhe dhunën që ka përfshirë vendin, për shkak të protestave të banorëve kundër masave anti-krizë të qeverisë.

“Greqia ndodhet në buzë të humnerës”, ka deklaruar Papoulias, i cili u ka bërë një thirrje për përgjegjësi dhe unitet të gjitha grupeve politike dhe sociale.

Për shkak të protestave të dhunshme, të cilat u shoqëruan me zjarrvënie, humbën jetën 4 persona të cilët ndodheshin brenda një banke që u sulmua me bomba molotov.

Top Channel