OSSH: Nuk ka më fatura afrofe
05/05/2010 13:00
Duke filluar nga data 1 maj nuk do të ketë më asnjë fature energji afrofe.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi sot se ka përmbushur detyrimin e Entit Rregullator për Pajisjen e të gjithë abonentëve me matësat e energjisë, afati fundor i të cilin ishte data 30 prill.
Sipas drejtuesve të OSSH-së, paralelisht me instalimin e matësave janë marrë dhe masa të tjera për të ndalur faturimet abuzive të energjisë ndaj konsumatorëve, një fenomen për të cilin ka patur mjaft ankesa muajt e fundit.
OSSH thotë se ka marra masa ndëshkuese ndaj 100 punonjësve të saj, të cilët kanë lëshuar fatura abuzive dhe se do të mbikqyrë me kujdes ccdo ankesë që vjen nga konsumatorët për këtë cështje.
Top Channel